Nafta u lirua, çmimet e produkteve jo

Ekonomi

Nafta u lirua, çmimet e produkteve jo

Më: 2 maj 2023 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Çmimet që gufuan vitin e kaluar për produktet bazë, sivjet thuajse nuk lëvizën.

Ato mbetën në po atë vlerë që arritën pas shtrenjtimit të naftës, ani se e njëjta këto ditë sipas Shoqatës së Naftëtarëve ra në kuotën si ishte para 4 vitesh.

Tash kur dizelli ra në 1.25 euro e benzina 1e33, qytetarët nuk e kuptojnë këtë mos lirim.

Këta ankohen se kjo gjendje me çmimet po i lodh ata. Në këtë situatë, ekonomistët vlerësojnë se është e nevojshme ndërhyrja e Qeverisë.

E pikërisht këtë institucion, po e kritikojnë mbrojtësit e konsumatorëve që thonë se shteti s’po çan kokën për popull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat