Banka Botërore me ndërmarrësit e rajonit diskutuan gatishmërinë për investime

Ekonomi

Banka Botërore me ndërmarrësit e rajonit diskutuan gatishmërinë për investime

Më: 9 maj 2023 Në ora: 12:31
Banka Botërore

Përfaqësues të qeverive dhe ndërmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Banka Botërore, janë takuar në Forumin e Gatishmërisë për Investime në Ballkanin Perëndimor 2.0 në Vjenë për të diskutuar gatishmërinë për investime të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rajon, dhe ndikimin e mundësitë për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Banka Botërore, Zyra në Kosovë, njofton se pjesëmarrësit diskutuan instrumentet dhe ekosistemet e inovacionit, kërkimin dhe zhvillimin, shfrytëzimin e partneriteteve dhe financimit, si dhe programet e donatorëve për financimin e inovacionit në Ballkani Perëndimor.

Qeveria e Kosovës u përfaqësua nga shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi, i cili foli për qasjen e Qeverisë së Kosovës në mbështetje të startup-eve dhe NVM-ve dhe për mundësitë për eksport të ekonomive të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat