Shpallet konkursi për guvernator të BQK-së

Ekonomi

Shpallet konkursi për guvernator të BQK-së

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), të martën sërish ka shpallur konkurs për Guvernator të ri i cili do të jetë i hapur deri më 21 qershor 2023.

Pas dështimit të përzgjedhjes së guvernatorit nga Kuvendi i Kosovës, procesi kthehet në pikën zero, dhe BQK-ja për herë të dytë ka shpallur konkursin për këtë pozitë.

Sipas njoftimit të BQK-së, emërimi do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar nga data e emërimit.

Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të përzgjedhë një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në publikimin e fundit të BQK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat