Këto janë komunat e Kosovës që nuk shpenzuan asnjë cent për investime kapitale tre muaj e fundit

Ekonomi

Këto janë komunat e Kosovës që nuk shpenzuan asnjë cent për investime kapitale tre muaj e fundit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:36
Ilustrim

16 komuna të vendit, nga 38 sa janë gjithsej nuk kanë shpenzuar asnjë cent për investime kapitale.

Këto të dhëna figurojnë në raportin financiar për periudhën tre mujore 1 janar-31 mars 2023.

Këto komuna janë: Fushë Kosova, Dragashi, Mamusha, Juniku, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica Veriore, Kaçaniku, Kamenica, Shtërpca, Ferizaj, Parteshi, Hani i Elezit, Kllokoti dhe Ranillugu.

Kurse, tri komunat që udhëhiqen nga partia që janë në pushtet ka pasur shpenzime për investime kapitale, ani pse edhe në to përqindja është e vogël.

Janë vetëm pesë komuna që kanë shpenzuar vetëm 1% të buxhetit për investime kapitale si Graçanica, Suhareka, Istogu, Klina, dhe Peja.

Ndërsa, më nga 2% janë komuna e Drenasit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat