Çmimet e kurbanit dukshëm më të larta se një vit më parë

Ekonomi

Çmimet e kurbanit dukshëm më të larta se një vit më parë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Shumë qytetarë të besimit islam, blejnë kurban dhe mishin e tyre e shpërndajnë tek familjet e varfra.

Këtë vit krejt ndryshe duket të funksionoj shitja e kurbaneve. Tregu i kafshëve është i zbrazët. Tregtarët  e kurbaneve kanë vendosur që shitjen e tyre, ta bëjnë përmes porosive Online.

Me një kërkim të thjeshtë në google, dalin mjaftueshëm faqe në rrjete sociale, me mbishkrime “Shesim kurban me çmimin 160 euro”.

Vitin që shkoi çmimi për një kurban ishte 120-130 euro. Ndërkaq këtë vit, çmimet e  kubanëve janë rritur për 30 euro më shumë.

Këtë vit sipas kryemyftiut të Bashkësisë Islame Ramadan Shkodra,  çmimi i Kurbanit do të jetë 160 euro. Ndonëse Shkodra thotë se çmimet e tregut nuk i cakton Bashkësia Islame, por shitësit.

“Këtë vit  çmimi për kurban është 160 euro , çmimet i cakton tregu jo ne-"ka thënë Shkodra./ IO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat