Rizvanolli fton kompanitë e Kosovës dhe të huajat të investojnë në ankandin e parë solar në Kosovë

Ekonomi

Rizvanolli fton kompanitë e Kosovës dhe të huajat të investojnë në ankandin e parë solar në Kosovë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 17:30
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se është mirëpritur nnga banorët në tokën e ankandit të parë solar, tek Guri i Kuq dhe Kramoviku i Rahovecit.

Ajo ka ftuar të gjitha kompanitë kosovare dhe ato të huaja që të invetojnë në këtë ankand.

“Së bashku me Kryetarin e Rahovecit, z. Smajl Latifi, kolegët nga USAID Kosovo dhe disa nga investitorët potencialë, u mirëpritëm nga banorët e zonës në tokën e ankandit të parë solar fotovoltaik të Republikës së Kosovës prej 100MË, tek Guri i Kuq dhe Kramoviku i Rahovecit. Banorët ishin entuziastë për investimin që po vjen dhe të lumtur që kjo tokë jobujqësore që me vite nuk ka qenë në shfrytëzim, tani do të shfrytëzohet për të prodhuar energji elektrike të pastër”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që, në bashkëpunim me USAID, të udhëheq një proces konkurrues fer e transparent. Deri tani kemi pasur numër të madh të kompanive të interesuara, përfshirë kompani ndërkombëtare me përvojë e reputacion të lartë. Ftoj të gjitha kompanitë kosovare e ndërkombëtare, dhe mërgatën tonë që të shqyrtojnë dokumentacionin e aplikimit, ta ndajnë me investitorët potencialë dhe të dërgojnë pyetjet eventuale përmes kanaleve zyrtare sipas udhëzimeve”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat