Anketa e ASK-së: Një familje në Kosovë, shpenzon më shumë se 8 mijë euro në vit

Ekonomi

Anketa e ASK-së: Një familje në Kosovë, shpenzon më shumë se 8 mijë euro në vit

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 07:49
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2022.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim rezulton se totali i shpenzimeve për konsum në Kosovë në vitin 2022 ishte 2 527 milion euro, shpenzimet në konsum për një ekonomi familjare ishin 8 106 euro ndërsa shpenzimet për kokë banori ishin 1 903 euro.

Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 55 % për ushqim dhe 14% për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport 7%, për veshmbathje 6%, për alkool dhe duhan, si dhe për mobiliet nga 3%, komunikim dhe rekreacion me nga 2% dhe nga 1% ishin shpenzimet për edukim dhe shpenzimet në hotele dhe restorante, ndërsa 2% bëjnë pjesë në grupin e shpenzimeve të tjera.

Konsumi i ushqimit në Kosovë sipas rezultateve të kësaj ankete, kryesisht dominohet nga buka dhe drithërat 19%, mishi 18%, qumështi, djathi, vezët, si dhe perimet dhe pijet joalkoolike 12%.

Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare në vitin 2022 ishin rrogat nga sektori privat dhe publik për më shumë se 50% të ekonomive familjare.

Burime të tjera të rëndësishme të të hyrave të ekonomive familjare janë bizneset e ekonomive familjare dhe pensionet, ndërsa përreth 7% të ekonomive familjare ishin paratë e dërguara nga jashtë (remitencat).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat