AKB-ja shënon Ditën e Qershisë, “AgroKosova Holding” vlerësohet storie suksesi

Ekonomi

AKB-ja shënon Ditën e Qershisë, “AgroKosova Holding” vlerësohet storie suksesi

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) ka shënuar Ditën e Qershisë 2023 në plantacionin e qershive, “AgroKosova Holding” në Suharekë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, i shoqëruar nga kryetari i “AgroKosova Holding” në Suharekë, Haziz Tafaj, vizituan fillimisht plantacionin e qershive, që posedon nga 16 hektarë.

Nga aty, Shahini e quajti AgroKosova Holdingun si storie e suksesit.

Ne sot këtu e ndiejmë vetëm çlirimtarë falë forcave dhe ushtrisë çlirimtare dhe të NATO-s që janë sot me ne. Falë angazhimeve të njëpasnjëshme të afaristëve tonë të suksesshme, ne sot para jush shpalosim storie të suksesit. ‘AgroKosova Holding’ është një storie e suksesit, e cila ka kaluar në sfida të ndryshme por përkundër sfidave është fitimtare dhe është kompani që pasaportën po ja jep botës edhe me qershia”, tha Shahini.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se falë këtyre bizneseve, Suharekës i’u ka zbardhur fytyra.

Bizneset e Suharekës na kanë zbardh fytyrën, ku ka qytetarë, bizneset janë afër. Urime dhe shpresoj që vitin tjetër të jemi së bashku sërish”, tha ai.

Haziz Tafaj nga “AgroKosova Holding”, tha se qershitë kanë filluar të bëhen simbol si rrushi ashtu edhe vera.

Ai e ka falënderuar Shahini për ndihëm e vazhdueshme.

Qershitë e Suharekës janë simbol, jo vetëm rrushi dhe vera por edhe qershitë. Po rriten plantacionet, po shtohen vendet e punës dhe mirëqenia e qytetarëve. Faleminderit kryetar Shahini për ndihmën që e bëjmë në organizimin e manifestimeve që e bëjmë këtu në Suharekë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat