OEK: Të mos preken bizneset

Ekonomi

OEK: Të mos preken bizneset

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:45
Ilustrim

 OEK ka apeluar që që të gjitha çështjet e hapura të negociohen përmes një dialogu të hapur, transparent dhe në kordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe që të mos preken bizneset vendore e ndërkombëtare.

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë të saj me zhvillimet e fundit që po prekin edhe zhvillimet ekonomike të vendit. Apelon te të gjitha palët për maturi dhe vëmendje për qytetarët e Kosovës dhe Bizneset vendore dhe ndërkombëtare qoftë si partner të bizneseve vendore dhe Investitor potencial në vendin tonë. Prandaj, OEK apelon që menjëherë të lirohen policët e Kosovës pa asnjë kusht”, thuhet në reagim.

Në fund të këtij reagimi, është kërkuar nga institucionet që bizneset të paralajmërohen paraprakisht për çfarëdo vendimi që merret e që prek bizneset.

Kështu që bizneset të kenë kohë të përgatiten dhe të mbrojnë veten dhe konsumatorët nga masat që do të merren, duke e ndërlidhur me rastin e televizionit Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat