BQK-ja ndan shtatë çmime për esetë më të mira për edukim financiar – Nurboja: Është e rëndësishme të kuptohet roli parasë

Ekonomi

BQK-ja ndan shtatë çmime për esetë më të mira për edukim financiar – Nurboja: Është e rëndësishme të kuptohet roli parasë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtruesi i detyrës i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja ka ndarë shtatë çmime për nxënësit e klasave të dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta, të shkollave të mesme të Kosovës, të cilët kanë fituar në konkursin për Esenë më të mirë për edukim financiar.

Nurboja në fjalën e tij, tha se esetë kanë qenë të shkëlqyera dhe se rëndësia e parasë duhet të jetë gjithmonë, duke i këshilluar ata që të kuptojnë rolin e parës së jetë e tyre.

“Ne i kemi zgjedh fituesit për  Esenë më të mirë për edukim financiar dhe i kemi shtatë fitues, është e rëndësishme me kuptuar rolin e parasë në jetë, andaj kur dinë me ruajtur paranë dinë me krijuar vlerën. Esetë tuaja kanë qenë të shkëlqyera dhe shpresoj se do të keni suksese në arsimin akademik”, Nurboja.

Vendin e parë e fitoi nxënësi Kreshnik Beqiri, ndërsa i dytë shkoi për Latif Qorri.

Vendi i tretë u ndanë për Vlona Selimi, Omer Honsiç, Shkurte Elshani, Erin Laçi dhe Granit Kalaja.

I lumtur me çmimin u shpreh Omer  Honsiç.

“Jam i lumtur që e fitova garën për ese dhe çka i falënderoj të gjithëve. Ky konkurs ka për qëllim për të investuar në vetëvete, që ka perspektivë dhe që ka shumë rëndësi për veten për të investuar për të ardhmen“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat