Pas dy vitesh, rifillon prodhimi i Ferronikelit në Drenas

Ekonomi

Pas dy vitesh, rifillon prodhimi i Ferronikelit në Drenas

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 08:59
Ferronikeli

Në tetor të vitit 2021, “NewCo Ferronikeli” ndërpreu prodhimin e ferronikelit për shkak të rritjeve të çmimeve të energjisë elektrike.

Gati dy vite më vonë, kjo kompani po i rikthehet prodhimit, duke mbajtur sot ceremoninë hapëse të saj.

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NewCo Ferronikeli është e detyruar të ndalojë përkohësisht prodhimin”, kishte bërë të ditur kompania aso kohe.

Rikthimin e kompanisë në prodhim, NewCo Ferronikeli e ka bërë duke mobilizuar ekip punëtorësh të cilët pritet t’i rikthehen një prej pordhimtarive më të mëdha që kishte Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat