Shahini: Kosova humb 1 milion euro nga ndalimi i shkëmbimeve tregtare

Ekonomi

Shahini: Kosova humb 1 milion euro nga ndalimi i shkëmbimeve tregtare

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 15:01
Agim Shahini

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti heqjen e masës së sigurisë ndaj prodhimeve serbe dhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer pa kushte.

Këto komente kryetari i AKB-së i bëri në konferencë me temën ” Ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonomi”.

Bizneset e Serbisë kanë humbje rreth 10 milionë euro si shkak i masës së sigurisë nga Kosova për një javë, Derisa nga ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonominë e Kosovë është rreth 1 milion euro”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së, tha se e përkrahin këtë masë. derisa ka kërkuar nga kryeministri Kurti heqjen e saj e poashtu edhe nga presidenti Vuçiq lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer.

"Ekziston edhe një rrezik i maunave që janë bllokuar për shkak të masës që e ka marrë Qeveria e Kosovës si masë kundër arrestimit të tre zyrtarëve policor. Kosova nuk ka mundur të marrë masë tjetër dhe humbja e Serbisë për këto shtatë ditë është 10 milionë euro dhe nga ana e Kosovës është 1 milion euro”, tha Shahini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat