Tahiri: Pritet ekonomia të bie në kolaps

Ekonomi

Tahiri: Pritet ekonomia të bie në kolaps

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 13:15
Benik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se se interpelanca është ftuar për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

Sipas tij, pritet që vendi dhe ekonomia të bien në kolaps.

Ekonomia e Kosovës e ka rënien më të ulët në historinë e vet, ajo në vitin 2021 ka pasur ngritje vetëm 3 për qind, derisa trendet e vitit 2023 janë dhe më të këqija. Me dinamikën qe e kemi këtë vit mund të pritet që vendi dhe ekonomia të bie në një kolapsim apo dështim të plotë”-tha ai.

“Menaxhimi i fondeve publike për më shumë se dy vite nga qeveria është i dobët, jo profesional, partiak e politik, si dhe është i dëmshëm për vendin. Po këtyre, edhe paga minimale me ligjin që është propozuar nga qeveria është në disproporcion të madh, këtë ligj e ka votuar komisioni, qeveria dhe ministria nuk e ka thënë asnjë fjalë”-shtoi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat