Trusti pa bord/ Bunjaku: Qeveri e papërgjegjshme dhe neglizhente

Ekonomi

Trusti pa bord/ Bunjaku: Qeveri e papërgjegjshme dhe neglizhente

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Si anëtare në Komisionin për Ekonomi, deputetja Valentina Bunjaku foli edhe për institucionet që janë pa bord.

Ajo e konsideron Qeverinë të papërgjegjshme dhe neglizhente, pasi sipas saj si Trusti dhe institucione të tjera do të mundeshin me propozu emrat për borde.

“Realisht kjo qeveri është e papërgjegjshme se nuk është vetëm Trusti pa bord, ka shumë ndërmarrje ose nuk i kanë bordet e kompletime, ose janë fare pa bord.

Kjo qeveri ka mbi 50% ku qytetarët i kanë besu dhe e kanë votu, dhe shumë shumë të lehtë e ka për me i propozuar emrat për borde përkatëse dhe të mos dëmtohen qytetarët tanë”, ka thënë Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat