Komunitetet rom, ashkali e egjiptian s’marrin pjesë në debatet për ndarjen e buxhetit

Ekonomi

Komunitetet rom, ashkali e egjiptian s’marrin pjesë në debatet për ndarjen e buxhetit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:19
Pamje

Organizatat partnere të KOSINT kanë organizuar “Konferencën për buxhetimin komunal të planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e tyre në implementimin e buxheteve komunale.

Dritan Shaipi, nga RADC, tha se në mungesa të statistikave nga komunat në lidhje me ndarjet buxhetore që bëhen për komunitet, janë mbledhur për të ditur më mirë së çka kanë planifikuar komunat për këtë çështje.

Në mungesë të statistikave që na duhen, komunat në përgjithësi nuk buxhetojnë në veçanti për komunitete por në bazë të nevojave. Dhe për këtë e kemi të vështir që t’i paraprijmë. Për këtë i kemi ftuar që të dimë se çka është planifikuar nga komunat, çka ka arrit që të buxhetohet deri tash, çka është paraparë që nuk është bërë deri tash”, tha ai.

Muharrem Asllani, këshilltar politik në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se kjo Ministri ka ndarë buxhet për investime kapitale për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Sipas tij, MAPL-ja nuk do të ndalet që të i’u dal në ndihmë komunave me projekte që ato kanë.

Ne si Ministri për këtë vit kemi përmbyllura thirrjet për komunat. Kemi pasur dy thirrje, thirrja për komunitet ka qenë 800 mijë euro dhe komunat kanë pasur të drejtën që të aplikojnë. Shumë shpejt pritet që komunat t’i nënshkruajnë kontratat. Është projekti i ujit prej komunës së Fushë-Kosovës, është në procedura është mbyllur procedura e prokurimit”.

Në disa informatat thuhet se uji është vetëm për të komunitete, por uni është për të gjithë qytetarët. Përveç kësaj thirrje kemi edhe një nënë thirrje për ndërtimin e shtëpive dhe renovimin e shtëpive që vlerat totale është 3 milionë euro. Kemi arrit që mi nda edhe 3 milionë euro që njohët si masa 1.9, edhe ai si proces i thirrjes është në përfundim. Ne si MAPL zotohemi fuqishëm që do t’i mbështesim komunat që vijën me projekte”-shtoi ai.

Armend Behluli, udhëheqës i Zyra për Komunitet dhe Kthim (ZKK) në komunën e Gjakovës, tha se në dëgjimet publike që mbahen për ndarjet buxhetore, e që janë të organizuara vetëm për komunitete, ata nuk janë të interesuar dhe nuk marrin pjesë.

“Sa i përket komunës së Gjakove zyra për komunitet dhe kthim ka vetëm 88 mijë euro, që janë për shërbime dhe mallra si dhe për paga dhe mëditje, në si zyre nuk kemi të ndarë buxhetin për investime kapitale. Kanë qenë dy projekte ku komuna e Gjakovës ka financuara 20 mijë euro. Për projekte e infrastrukturës, 70 mijë euro janë ndarë nga MAPL-ja, 46 mijë nga komuna që kanë me bashkëfinancuar ndërtimin e rrugëve. Fatkeqësisht një numër shumë i vogël marrin pjesë në dëgjimet buxhetore. Interesimi është shumë i vogël. Është viti i tretë që organizojmë vetëm për komunitet po shihet interesimi i vogël”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat