Ngec procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit

Ekonomi

Ngec procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Të mërkurën, Komisioni për Buxhet pritet të diskutojë për emrat e kandidatëve për anëtarë të Fondit të Kursimeve Pensionale, të cilët i ka dërguar Komisioni Vlerësues.

Por, për shkak të mos-kompletimit të bordit, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka më shumë se katër muaj që nuk ka mundur të bëjë asnjë investim financiar në tregjet ndërkombëtare.

Megjithëse më 5 maj është mbyllur konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, procesi nuk ka përfunduar.

Në mungesë të bordit drejtues, Trusti nuk mund të bëjë investime të reja, të tërheq e ripozicionoj investimet aktuale.

Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, tha për RTK-në se asnjë investim nuk mund të bëhet pa pasur bord funksional.

Ndërkaq, anëtarët e komisionit vlerësues për përzgjedhjen e bordit, thonë se kanë dorëzuar emrat e kandidatëve në Komisionin Parlamentar për Buxhet.

Njësoj janë shprehur edhe nga Banka Qendrore e Kosovës.

Mirëpo, anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa kanë thënë se nesër do të mbajnë një mbledhje, ku do ta diskutojnë këtë çështje.

Anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës u ka përfunduar mandati më 28 shkurt të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat