Memorandum kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Ekonomi

Memorandum kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Njësinë për Inteligjencë Financiare, i cili ka për qëllim parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në një njoftim nga BQK, thuhet se ky memorandum është nënshkruar në frymën e bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjellë.

Momerandumi ks për qëllim të lehtësojë shkëmbimin e informacionit dhe ngritjen e kapaciteteve mbikëqyrëse të pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“BQK dhe NJIF-K mbeten partnere të fuqishme në përpjekjet e përbashkëta për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. BQK gjithashtu falënderon Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme përmes projektit PECK në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat