Gratë e agrobiznesit prezantojnë prodhimet e tyre në panairin ‘EcoKosWomen’

Ekonomi

Gratë e agrobiznesit prezantojnë prodhimet e tyre në panairin ‘EcoKosWomen’

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Një numër i madh i grave kosovare që merren me agrobiznes po i prezantojnë prodhimet e tyre në panairin tashmë tradicional organizuar nga EcoKosWomen, që është hapur të enjten në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në hapjen e këtij panairi po marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Komuna e Prishtinës, donatorë ndërkombëtarë si dhe shoqatat vendore nga fusha e bujqësisë.

“Ky është panairin i trete me radhë, i cili organizohet në kuadër të kampanjës "Nga ne, për ju; Unë mbështes gratë në agrobiznes". Ky panair ka për qëllim mbështetjen e grave në agrobiznes dhe promovimin e produkteve të prodhuara të tyre përmes logos unike, e cila u lansua në mars 2022, në kuadër të zbatimit të projektit SIRED. Logoja synon të identifikojë në tregje produktet të prodhuara nga gratë e angazhuara në bujqësi. Pjesëmarrëse janë gratë fermerë të cilat janë të kyçura në sektorë të ndryshme të agrikulturës”, deklaroi Danijela Çoça nga shoqata EcoKosWoman.

Panairi organizohet nga EcoKosWomen me mbështetjen e Projektit SIRED.

Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë tha se MBPZHR ka përkrahur dhe vazhdon t’i mbështesë gratë dhe fuqizimin e tyre në agrobiznese. Valjeta Shala

“Në si Ministri e Bujqësisë dhe si Qeveri e konsiderojmë shumë të rëndësishëm rolin e gruas në shoqëri, prandaj kemi marrë shumë hapa në promovimin e rolit të gruas dhe forcimin e rolit të saj sidomos në bujqësisë’’, tha Demelezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat