​BQK: Bankat të ofrojnë falas llogari të shërbimeve bazike për klientët

Ekonomi

​BQK: Bankat të ofrojnë falas llogari të shërbimeve bazike për klientët

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës tanimë u ka shpërndarë një rregullore të re bankave në vend, me të cilën obligohen që të ofrojnë një llogari bazike falas për të gjithë klientët bankar.

Në bazë të kësaj rregullore e cila hyn në fuqi më 1 gusht të këtij viti, klientëve të bankave u ofrohet ky shërbim pa pagesë ose me tarifa të përgjysmuara, me kusht që ata të mos kenë një llogari bankare ekzistuese.

Shërbime mund të kryhen nëse hapni një llogari të pagesës me shërbime bazike: – shërbime që mundësojnë të gjitha operacionet e kërkuara për hapjen, operimin dhe mbylljen e në llogarie pagese; – shërbime që mundësojnë deponimin e fondeve në llogari pagese, siç është përcaktuar në shtojcën 1 të kësaj rregulloreje; – shërbime që lejojnë tërheqjen e parave nga llogaria e pagesës, siç është përcaktuar në shtojcën 1 të kësaj rregulloreje.

Si dhe ekzekutimi i transaksioneve të mëposhtme të pagesave: -debitimi direkt; – transaksionet e pagesave përmes një kartele, përfshirë pagesat në internet; – transferet e kreditit brenda bankës, duke përfshirë urdhëresat automatike, aty ku është e mundur në bankomatë (ATM), dhe në sportelet e bankës, ose përmes platformave online. Qasja në llogaritë e pagesave me shërbime bazike duhet të sigurohet nga bankat për konsumatorët, pavarësisht nga rrethanat financiare të konsumatorëve, të tilla si statusi i punësimit të tyre, niveli i të ardhurave, historia e kredisë ose falimentimi”, thuhet në rregulloren për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat