ATK diskuton për promovimin e të dhënave të hapura

Ekonomi

ATK diskuton për promovimin e të dhënave të hapura

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës sot mban tryezën e diskutimit lidhur me promovimin e të dhënave të hapura, të publikuara në ueb-faqen e ATK-së.

“Diskutimi në fjalë ka për qëllim të shërbejë si platformë për eksplorim të grupeve të të dhënave (datasets) tanimë të publikuara nga ATK-ja, për të ilustruar se si këto të dhëna mund të përdoren për t’i kuptuar më mirë trendet e ekonomisë në Kosovë.

Por edhe për të informuar politikat e ekonomisë në të ardhmen. Ky organizim është mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ky diwskutim do të mbahet nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat