​ATK-ja promovon të dhënat e hapura elektronike, Murtezaj: Po e rrisim llogaridhënien

Ekonomi

​ATK-ja promovon të dhënat e hapura elektronike, Murtezaj: Po e rrisim llogaridhënien

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Administrata tatimore e Kosovës (ATK) ka mbajtur të martën tryezën e diskutimit lidhur me promovimin e të dhënave të hapura, të publikuara ne ueb-faqen e ATK-së.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj duke folur për promovimin dhe politikat e ekonomisë në të ardhmen, tha se hapja e të dhënave nga ATK-ja është një hap i rëndësishëm në raport me transparencën me qytetarët dhe llogaridhënien.

Murtezaj: Hapja e të dhënave është një çelës për çdo institucion e organizata

“Hapja e të dhënave nga ATK -ja, është një hap i rëndësishëm në raport me transparencën në raport me qytetarët ku data aseta të hapura janë të qasshme dhe në të njëjtën kohë kanë sjell shumë avantazhe në palët e interesuara. Qëllimi i kësaj është rritja e transparencës, shkas i kësaj iniciative janë edhe zbatimi i planit për përmirësimin e integritetit të institucionit të ATK, si dhe nga kërkesat e shumtë që kanë ardhur dhe vazhdojnë të vinë nga organizata të ndryshme. ATK deri tani ka hapur 4 data asete që kanë të bëjnë më hyrjen, qarkullimin, me arkat fiskale dhe gjobat, ndërsa nga dje kësaj open data janë shtuar edhe 6 aseta të reja dhe në total kemi 10 asete ne ueb faqen e ATK-së. Në këto aseta kemi të bëjmë me deklarimin e numrit të punëtorëve, pagesat dhe rimbursimet...Sidoqoftë është thelbësore që hapja e të dhënave të ndjek standarde të larta të sigurisë dhe privatësisë për të mbrojtur informacionet ndjeshme të individëve...Hapja e të dhënave është një çelës për çdo institucion e organizata për rritje të transparencës dhe llogaridhënies", tha Murtezaj.

Përfaqësuesja e USAID-it, Dardane Peja tha se këto të dhëna janë një burim i vlefshëm për politikat ekonomike të vendit.

Ajo theksoi se do të vazhdojnë të mbështesin ATK-në në grumbullimin dhe publikimin e të dhënave.

Peja: Do të vazhdojmë të mbështesim ATK-në në publikimin e të dhënave.

“Gjatë viti të kaluar USAID-i përmes programit për qeverisje ekonomike ka dizajnuara dhe ka lansuar iniciativën për të dhënat e hapura...Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërtimin e besimit publik përmes rritjes se transparencës dhe llogaridhënies. Të dhënat që janë publikuar deri më tani dhe që do të publikohen në të ardhme do të jenë një burim i vlefshëm për hartuesit e politikave ekonomike, për hulumtuesit, gazetarët, organizatat lokale dhe ndërkombëtare sepse duke analizuar trendet e rëndësishme ekonomike mund të përcaktohet edhe kontribuesit për zhvillimin ekonomik të vendit. Në do të vazhdojmë ta mbështesim ATK në grumbullimin e të dhënave të reja dhe në publikim e tyre sepse këto të dhëna do të kontribuojnë në kuptimin më të mirë të trendeve ekonomike si dhe në marrjen e disa vendimeve që janë shumë me rëndësi në përpilimin e politikave zhvillimore”, është shprehur Peja.

Ky organizim është mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat