Çka ofron “Super Puna” dhe “Praktika në Qeveri”?

Ekonomi

Çka ofron “Super Puna” dhe “Praktika në Qeveri”?

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 13:49
Superpuna

Zëvendësministri i financave, Agon Dobruna bëri të ditur më shumë detaje rreth platformave të qeverisë për stimulimin e puntorëve të rinj në kuadër të praktikës së studentëve në qeveri dhe platformës “Super Puna”.

“Praktika në qeveri është një platformë që është për 6 muaj mundësi për të gjithë ata studentë që kanë notën mesatare mbi 8.0, që është baza dhe kanë pasur mundësi që të jenë pjesë e programit Praktika në Qeveri”, ka thënë Dobruna.

Tutje, ai ka thënë se studentët të cilët bëjn praktikë në qeveri paguhen rreth “340 Euro, kjo është mundësia që qeveria e Republikës së Kosovës mund ta ofrojë për këta të rinj”.

Njëherit, Dobruna shpalosi më shumë detaje rreth platformës “Super puna”, duke potencuar se kjo platformë luan rolin e ndërnjetësuesit mes punëdhënesit dhe punëmarrësit.

“Platëforma më e re, Super puna, ka qellime të ndërmjetësoi mes punëdhënesit dhe punëkërkuesit dhe të ofrojë mundesinë e mbështetjes financiare që të krijojë vende të qendrueshme pune”, vijon ai.

Ndërkohë, ai bëri thirrje duke thënë se “qeveria i fton të rinjët që të bëhen pjesë e programit “Super Puna”.

Zv-ministri i Financave, Agon Dobruna, bëri të ditur edhe shumën me të cilën i subvensionon puntorët e rinj.

“Subvensionimi për periudhën 6 mujore është 264 euro. Ne garantojmë këtë baziken për 6 muajt e parë që të ofrojmë mundësine e ndërmjetësimit dhe punës për të rinjët tanë”, është shprehur Dobruna.

Tutje, ai tha se “ne kemi fokus të rinjët dhe do të mbeshtesim të rinjët pa dallim, dhe në kuadër të kësaj ne i subvensionojmë si shtet, nëse ata janë të suksesshëm uroj të vazhdojnë tutje”.

Ai potencoi edhe interesimin e madh të bizneseve për shkak se e kanë më të lehtë të sigurojnë kuadrin adekuat të tyre.

“Bizneset janë shumë të interesuara për aryse se e kanë shumë më lehtë të sigurojnë puntorë dhe të zgjedhin profilet përmes kësaj platforme, por njëkohesisht është i mirëseardhur edhe subvensionimi 6 mujor që bëhet për një puntorë të ri”, ka thënë Dobruna.

Ai përgjatë emsionit tha se po vazhdojnë edhe me rritjen e numrit të inspektorëve të punës.

“Ne e kemi pasur edhe në kuadër të programit qeverisës rritjen e numrit të inspektorëve të punës dhe vetëm kemi filluar me ata hapa”, vijon ai.

Ai njëkohësisht foli edhe për rregullimin e skemave pensionale dhe paraqitjen e pensionistëve për vazhdimin e pensionit.

“Kanë qenë qdo 6 muaj të paraqiten, besoj që do ta bëjm qdo 1 vit, mirëpo do ta ofrojmë edhe mundësine online”, ka përfunduar Dobruna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat