ASK: Rritet prodhimi bujqësor për 13 përqind

Ekonomi

ASK: Rritet prodhimi bujqësor për 13 përqind

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e dytë. ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga sipas metodologjisë së Eurostatit.

Sipas, ASK-së, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 13,0%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2022.

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, sipas ASK-, së, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për (12,4%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për (14,4%).

Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

"Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen", njofton ASK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat