Mazreku: Veturat e paregjistruara ka rënë nga 237 mijë në 19 mijë

Ekonomi

Mazreku: Veturat e paregjistruara ka rënë nga 237 mijë në 19 mijë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:52
Sami Mazreku

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, ka thënë se numri i veturave të paregjistruara në Kosovë krahasuar me dy vitet e kaluara ka rënë dukshëm.

Mazreku në një prononcim për RTKlive, tha nga mbi 230 mijë sa kanë qenë ka rënë në 18-19 mijë.

“Pastaj kemi vazhdua me vendosjen e stikersave dhe nga 237 mijë vetura sa kanë qenë para dy viteve tani javë vetëm 18 mijë ose 19 mijë që i bie që mbi 30% ka rënë.

Pra qëllimi ka qenë që edhe me i lehtësua procedurat edhe me i heq  barrierat dhe në anën tjetër ne si industri e sigurimeve të lehtësojmë procedurat dhe të mos kemi në trafik vetura të paregjistruara dhe stikersat kanë qenë një far ombrelle dhe përfundimi i asaj që ka qenë një hap i fundit që ne me i ndihmua Policisë që këto vetura me i detektua dhe me i dallua në trafik”, ka deklaruar Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat