​Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

Ekonomi

​Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:45
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se të mërkurën kanë dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila siç ka thënë ai, parasheh që buxheti i komunave të rritet për 742.3 milionë euro.

“Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro. Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.

“Suksesi i Qeverisë në menaxhimin më të mirë të financave publike dhe në mbledhjen e të hyrave përkthehet në buxhet më të lartë për komunat”, vijoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat