Guvernatori i Bankës së Shqipërisë uron guvernatorin e ri të BQK-së

Ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë uron guvernatorin e ri të BQK-së

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:15
Ahmet Ismaili

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko uron Ahmet Ismailin me rastin e zgjedhjes në pozitën e Guvernatorit të BQK-së.

“Eksperienca drejtuese dhe bagazhi Juaj Professional janë një garanci e shtuar për institucionin dhe jam mase i bindur se Banka Qendrore e Kosovës do të përmbush me sukses të gjitha objektivat e saj , si dhe do të sigurojë një sistem bankar e financiar të qëndrueshëm.

Shpreh besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy institucioneve tona do të vazhdojnë të mbeten të tilla dhe të thellohen më tej edhe nën mandatin tuaj.

Përfitoj nga rasti t’ju rikonfirmoj se Banka e Shqipërisë do të jetë përherë e gatshme të ofrojë mbështetjen dhe ndihmesën e saj në çdo fushë që do të jetë nevoja”, thuhet pos tjerash në telegramin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat