Euro ra brenda orësh kundrejt dollarit, ja kush u bë shkak që luhati vlerën e monedhës europiane

Ekonomi

Euro ra brenda orësh kundrejt dollarit, ja kush u bë shkak që luhati vlerën e monedhës europiane

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Euro ra kundrejt dollarit amerikan, ndërsa lajme të këqija erdhën për aktivitetin ekonomik në Eurozonë dhe Gjermani në gusht.

Në orën 12:20 të ditës së djeshme, euro u shit për 1,08083 dollarë në bursën globale për tregtimin e valutës, që është vlera më e ulët e euros për më shumë se dy muaj.

Monedha evropiane është tani më e dobëta kundrejt dollarit që nga 14 qershori.

Kjo rënie nuk do të thotë ndryshim i trendit në tregun valutor, por përshpejtim i tij, pasi euro ka rënë kundrejt dollarit që nga gjysma e dytë e korrikut.

Arsyeja kryesore është rënia e madhe e sektorit gjerman të shërbimeve, e cila ndikoi ndjeshëm në rënien e sektorit të shërbimeve në të gjithë Eurozonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat