Rukiqi thotë se Qeveria Kurti s’dha asnjë cent për promovimin e Kosovës në “The Economist”

Ekonomi

Rukiqi thotë se Qeveria Kurti s’dha asnjë cent për promovimin e Kosovës në “The Economist”

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 21:27
Berat RUkiqi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pranuar të paguajë asnjë cent për një promovim në revistën prestigjioze “The Economist”.

Sipas Rukiqit, promovimi në “The Economist”, është një rezultat i një memorandumi të nënshkruar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Projekti i USAID në dhjetor të vitit 2021.

“Pavarësisht qëllimit të mirë, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka pranuar të paguajë asnjë cent për këtë promovim”, ka thënë Rukiqi, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të bërë nga “Kosovo Export Network” më 1 dhjetor të vitit 2021, odat dhe organizatat kryesore të biznesit në Kosovë patën bashkuar forcat për të promovuar ndërkombëtarisht eksportin dhe potencialin investues të sektorit privat të Kosovës.

“Javën e kaluar, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe USAID Kosova Compete Activity, bashkëpunuan për të zbatuar një program për marrëdhënie me publikun për të përmirësuar perceptimet ndërkombëtare për Kosovën si një vend me mundësi të qarta biznesore, investime dhe eksportuese”.

“Përmes aktiviteteve të ndryshme, programi synon të zgjerojë vetëdijen dhe të ndikojë në një ndryshim pozitiv në perceptimet e jashtme për Kosovën, të forcojë lidhjet e biznesit dhe eksportit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të huaj të biznesit, dhe të forcojë rolin e organizatave mbështetëse të biznesit si partnerë të rëndësishëm promovues dhe agjentë të ndryshimit”, thuhej në postimin e “Kosovo Export Network” më 1 dhjetor, 2021.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë për Insajderin se me këtë artikull po promovohet ekonomia e Kosovës, dhe se, sipas tij, s’ka rëndësi se sa ka kushtuar artikulli i sponsorizuar.

“Nuk është e rëndësishme se sa ka kushtuar artikulli i sponsorizuar, me rendësi është që kompanitë, ekonomia e Kosovës është promovuar“, tha Rafuna.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, dhe eksponentë tjerë të qeverisë janë lavdëruar për këtë artikull, por artikulli është i sponsorizuar.

“The Economist” publikoi një artikull me pagesë që kishte në fokus kompanitë kosovare – “pionierët kosovarë të biznesit që po përdorin zgjuarsinë e tyre komerciale dhe përvojën e fituar me vështirësi për të transformuar ekonominë e atdheut të tyre”.

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, tha se artikulli i “The Economist” është reklamë e “Economist Impact” dhe se ajo që u tha në artikull nuk është e thënë nga gazeta britanike.

Shkrimi i publikuar në mediumin britanik mban edhe një logo të Odës Ekonomike të Kosovës ndërsa vet gazeta shpjegon se bëhet fjalë për “Advertisment Feature” (artikull me pagesë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat