Sanksionet, Rukiqi: Shumë kompani do të kenë dilema për investime në Kosovë

Ekonomi

Sanksionet, Rukiqi: Shumë kompani do të kenë dilema për investime në Kosovë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 09:26
Berat Rukiqi

Që sanksionet e BE-së, do të ndikojnë në investime të huaja në vend, e thotë ish kryetari i Odës Ekonomike, tani zyrtar i LDK-së, Berat Rukiqi.

“Absolutisht, besueshmëria për të bërë biznes me Kosovën është një çështje tjetër, pra shumë kompani të huaja do të kenë dilema jo vetëm në raport me investime, por në raport edhe me elemente të tjera të bashkëpunimeve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin tregtar”, ka thënë ai.

Ndërsa, ka përmendur dy çështje, për të cilat thotë se kanë të bëjnë me energjinë.

“Unë po i përmendi vetëm dy çështje të cilat do të ishin të rëndësishme për stabilitetin energjetik dhe për investime në këtë sektor janë të bllokuara për shkak të këtyre sanksioneve dhe normalisht është edhe pjesa tjetër e programeve të BE-së nga të cilët po humbin rinia, po humbin ndërmarrësit e shumë aspekte të tjera”, ka shtuar Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat