“Ibër Lepenci” ndjek rrugën e “Telekomit”, 21 punëtorë lënë punën vullnetarisht për të marrë 24 paga nga shtëpia

Ekonomi

“Ibër Lepenci” ndjek rrugën e “Telekomit”, 21 punëtorë lënë punën vullnetarisht për të marrë 24 paga nga shtëpia

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Ndërmarrja publike “Ibër Lepenci” ka ndjekur rrugën e “Telekomit” për largim vullnetar të punëtorëve me të drejtë kompenzimi të pagave për 24 muaj.

Këtë e kanë konfirmuar për io nga kjo ndërmarrje derisa theksuan se, janë 21 punëtorë të të cilët aplikuan për mundësinë e kompenzimit për largim të parakohshëm nga puna.

Nga “Ibër Lepenci” treguan edhe arsyen që çoi në marrjen e këtij vendimi.

“Arsyeja që ka shtyer ndërmarrjen te bëjë këtë, ka qenë se sistematizimi i fundit që është bërë në ndërmarrje është bërë në 2010 dhe për këtë arsye, krahas me ndryshimet e bëra përgjatë viteve si dhe zhvillimeve në treg, është dëshmu nevoja që të bëhen ndryshimet e nevojshme në këtë aspekt, ne mënyrë që të përshtaten pozitat edhe me Organogram edhe në sistematizim të vendeve të punës.

Ne besojmë qe pas kësaj, sistematizimi do te jetë në koherencë edhe me Planin e Biznesit dhe pikëpamjet se si duhet te vazhdojë të funksionoje ndërmarrja “Ibër-Lepenc” sh.a.”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, sqarohet se nuk është ideja e “Ibër Lepencit” që të limitojë vendet e punës por harmonizimi i nevojave të ndërmarrjes në krahasim me gjendjen aktuale.

Kujtojmë se një ofertë të tillë për punëtorët e vet e kishte bërë edhe kompania publike “Telekomi i Kosovës”.

Punëtorëve iu ishte kërkuar që ta lënë punën vullnetarisht, duke ua ofruar si kompensim nga 24 paga si dhe të dalin në pension të parakohshëm.

Sipas tyre, e gjithë kjo për shkak të ristrukturimit apo riorganizimit të brendshëm së Telekomit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat