ASK: Kostoja e ndërtimit në Kosovë pësoi rënie

Ekonomi

ASK: Kostoja e ndërtimit në Kosovë pësoi rënie

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) 2023.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie për (-0,1%) në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023.

Ndërkaq, krahasuar TM2 2023 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2022), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 1,0%.Tremujori i dytë 2023 / Tremujori i parë 2023 (- 0,1%)

Kostoja e ndërtimit në Kosovë pësoi rënie në një mesatare prej (-0,1%) në TM2 2023,  krahasuar me TM1 2023. Rënie më të madhe vërehet te kostot e tjera (-0,8%) dhe te materialet (-0,5%).

Ndërkaq, rritje kishte te: energjia (3,1%); pagat (1,7%), makineritë (1,3%) dhe transporti (0,6%). 

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 1,0% në TM2 2023, krahasuar me TM2 2022. Rritje më të madhe kishin: makineritë (8,2%); kostot e tjera (4,2%); transporti (3,5%); pagat (3,1%) dhe materialet (0,2%).

Ndërkaq, kishte zbritje te energjia (-12,9%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat