Auditori evidenton 51 raste të dyshimta, i dërgon në prokurori

Ekonomi

Auditori evidenton 51 raste të dyshimta, i dërgon në prokurori

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 17:18
Vlora Spanca

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka thënë se me përfundim të sezonit audituese, kanë evidentuar 51 raste të dyshimita të cilat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit.

Ajo u shpreh se bilanci bankar, deficiti buxhetor dhe borxhi publik janë mbajtur në kuadër të kufijve të përcaktuar ligjorë.

“Gjatë vitit 2022, përsëri ishin realizuar pagesa në vlerë prej 792 mijë euro personave të komunitetit serbë të angazhuar me Marrëveshjen e Brukselit, e të cilët nuk kanë vijuar punën dhe nuk zhvillojnë aktivitete në kuadër të ministrive përkatëse”, tha Spanca.

Ndërkaq, sa i përket performances financiare të buxhetit të shtetit për vitin 2022, sipas saj, të hyrat ishin realizuar 2,628,552,000€ apo 87 për qind e planit.

Ndërsa krahasuar me vitin 2021, ato janë rritur në rreth 6 për qind. Buxheti i shtetit për vitin 2022 ishte shpenzuar në vlere 2,625,008,000 euro apo 83% e buxhetit final për shpenzime. Krahasuar me vitin paraprak kishte rritjhe prej 10.35 për qind. Megjithatë, shpenzimet për investime kapitale ishin realizuar vetëm 60 për qind e buxhetit final”, tha tutje Spanca.

“Duke u bazuar në nenin 24 të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe ZKA-në, nga analizimi i të gjitha raporteve të auditimit të rregullsisë dhe të performancës për sezonin 2022/2023, kemi evidentuar 51 raste të dyshimit të cilat i kemi dërguar te Prokurori i Shtetit për analize dhe hetime te mëtejme. Përveç, këtyre 51 raste të evidentuara në Prokurori janë dërguar edhe 2 raporte në tërësi për shkak te çështjeve të ndërlidhura”, tha ajo.

Sipas Spancës, rastet e identifikuara janë kryesisht nga fusha e prokurimit, si procesi i prokurimit, lidhja e kontratave, shpenzimet në kategorinë e investimeve kapitale dhe mallrave, ku janë identifikuar 36 raste.

“Tetë raste janë identifikuar në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve, si dhe 7 raste në fushën e punësimit”, tha Spanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat