​Shënon rënie industria përpunuese dhe bie numri i punësimit në industrinë nxjerrëse

Ekonomi

​Shënon rënie industria përpunuese dhe bie numri i punësimit në industrinë nxjerrëse

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se në muajin qershor 2023, indeksi i vëllimit të industrisë kishte rritje në:

Sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 1 për qind, si dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse me 0,5 për qind.

Ndërsa, sipas ASK-së rënie kishte në:

Sektorin e industrisë përpunuese 0,8 për qind, si dhe në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 0,6 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, qershor 2022.

ASK po ashtu bën të ditur se në muajin qershor 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte ulje në sektorin e industrisë nxjerrëse 0,1 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, qershor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat