​Remitencat shënojnë rritje, kaq para dërgoi diaspora gjatë vitit 2023

Ekonomi

​Remitencat shënojnë rritje, kaq para dërgoi diaspora gjatë vitit 2023

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), njofton se remitancat deri në fund të muajit korrik 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro, që paraqet rritje prej 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ku vetëm në muajin korrik ishin 118.8 milionë euro.

“Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%”, thuhet në raportin e për statistikat financiare, remitancat dhe tregtia e mallrave për muajin gusht 2023.

Më në raport thuhet se sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milion euro.

Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 42%, kanalet tjera 40%, ndërsa përmes bankave 19%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat