​Hajdari takoi Hatzidakis: Kompanitë greke duan të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë

Ekonomi

​Hajdari takoi Hatzidakis: Kompanitë greke duan të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 21:41
Foto nga takimi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka takuar ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Greqisë, Konstantinos Hatzidakis, në margjinat e Forumit të Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit.

Gjatë bisedës në Tiranë, Hajdari ka thënë se ministri grek ka shprehur interesim për bashkëpunim më të thellë ekonomik në mes të dy vendeve.

“Në këtë takim bilateral, ministri grek z. Hatzidakis, shprehu interesim për bashkëpunim më të thellë ekonomik në mes dy vendeve, duke pasur parasysh se eksportet greke janë numër dy në Kosovë.

Ai gjithashtu, vuri në theks se kompanitë greke duan të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë dhe tashmë ka disa biznese greke në vendin tonë”, ka shkruar Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat