Rritet qarkullimi i shërbimeve dhe numri i punësimit në këtë sektor

Ekonomi

Rritet qarkullimi i shërbimeve dhe numri i punësimit në këtë sektor

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se gjatë muajit korrik të këtij viti, indeksi i qarkullimit të shërbimeve kishte rritje më të madhe.

Tek aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë me 30. 33 për qind, dhe agjencitë e udhëtimit me 10. 58 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Në raportin e publikuar nga ASK-ja për statistikat afatshkurtra të shërbimeve për muajin korrik 2023 thuhet:

Në muajin korrik 2023, indeksi i numrit të të punësuarve, kishte rritje te transporti dhe magazinimi për 0,84 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, korrik 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat