Shala: Qeveria nuk ka vullnet e as dije për ta ndryshuar gjendjen ekonomike

Ekonomi

Shala: Qeveria nuk ka vullnet e as dije për ta ndryshuar gjendjen ekonomike

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 21:53
Ferat Shala

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar ekonomia karshi imazhit të vendit, ku si rrjedhoi e krizave të njëpasnjëshme në vend e së fundit edhe si pasojë e sulmit terrorist në veri, Kosova po paraqitet në media si vend në të cilin potencialisht mund të ketë luftë.

Ferat Shala deputet i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se me politikatë aktuale ekonomike nuk mund të ndryshoj gjendja ekonomike në vend.

Sipas tij qeveria do të duhej të kishte një plan strategjik që të tërheq sa më shumë investime posaqërisht nga diaspora por deri më tash atyre nuk u është ofruar asgjë përvec se me ligjin e ri të tatimit të pronë atyre u është rritur tatimi dhe kjo është e padinjitetëshme.

“Sot nuk kemi asnjë plan për zhvillim të sektorëve që prodhojnë, që eksportojnë e që është trend i kohës në sektorin e industrisë së rënd, përkundrazi këtë industri kjo qeveri është duke e shkatërruar edhe në mënyrë ligjore edhe politike. Shumë borde e institucione që e rregullojnë këtë industri ka më shumë se një vit që janë jofunksionale dhe janë 255 ndërmarrje të vogla e të mesme që presin vendimet e këtyre bordeve ndërsa ato nuk janë takuar që më shumë se një vit”, ka thënë Shala duke shtuar se këto borde edhe pse janë zgjedhur nga kryeministri Kurti janë në procedurë të shkarkimit.

Deputeti Shala ka shpejguar poashtu se qeveria aktuale është duke i shkatërruar edhe kompanitë publike me borde e menaxhmente të përkohëshme, sic është rasti Trepcës ku 1300 punëtorë po mbesin pa paga, pastaj mihjet e KEK-ut janë në gjendje të mjerueshme e së fundi edhe ndarja e 15 milion eurove për Telekomin tregojnë për veprimet ad hoc të kësaj qeverie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat