Azemi: Qeveria e ka sjellë buzë falimentimit KOST-in

Ekonomi

Azemi: Qeveria e ka sjellë buzë falimentimit KOST-in

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 22:40
Visar Azemi

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar një lajm aspak të mirë për për sektorin e energjisë dhe dëmët që kjo qeveria po ia shkakton këtij sektori.

Sipas tij qeveria aktuale me politikat e gabuara dhe me vendosjen e njerëzve joadekuat ka bërë që kompania më e sukseshme energjetike në vend KOST të jetë pran falimentimit.

Azemi i cili njihet edhe si ekspert në fushën e energjisë ka thënë se pothuajse të gjitha investimet në energji janë ad hoce dhe pa asnjë plan.

“Kjo qeveri nuk ka as vizion e as strategji të energjisë më të cilën do të ngriste kapacitet energjetike në vend, ndërsa që ka zhvilluar aktvitet populliste duke blerë subvensionuar për energjinë e shpenzuar dhe blerjen e paisjeve për ngrohje dhe kjo tregon se në zhvillim dhe në ekonomi nuk kanë haber.Qeveria ka mundur t’i krijoj mundësi diasporës që të vij dhe të investoj në panele solare, mulli të erës pra ne sektore ku kthimi i investimeve është i shpejt, pra qeveria nuk ka bërë asnjë që t’i sjellë këta njerzë të investojnë në Kosovë”, ka thënë Azemi.

Përvec që nuk janë krijuar kushte për investime më nuk ka as ligj që do t’i trajtone si investitor strategjik ngase qeveria është duke përgatitur një ligj të ri i cili do t’i largon edhe ata pak investitor të interesuar të investojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat