Ismaili thotë se nuk mund të ketë ndërhyrje për normat e kredive bankare

Ekonomi

Ismaili thotë se nuk mund të ketë ndërhyrje për normat e kredive bankare

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 00:27
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili

Edhe këtë vit bankat në Kosovë kanë fituar dhjetëra miliona euro nga veprimtaria e tyre.Por guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, tha se për normat e larta të interesit për kredi nga bankat, duhet të ketë elaborim më të gjerë.

Ai tha për ‘Lajmet e fundit’ në RTK se ka rritje të kostos dhe për këtë nuk mund të ketë ndërhyrje tek normat e kredive, pasi që Kosova është treg i lirë dhe nuk mund të ketë direktiva për këtë.

Ndryshe ai ka folur edhe për anëtarësimin e Bankës Qendrore të Kosovës në Programin e Thesarit të Bankës Botërore.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka thënë se ky është një progres i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës me Grupin e Bankës Botërore.

Sipas tij kjo do t’i mundësojë institucionit të përfitojë nga ekspertiza e BB-së dhe të fuqizojë kapacitetet në menaxhimin e mjeteve dhe rezervave.

"Ky anëtarësim do t’i mundësojë BQK-së të përfitojë nga eksperienca e gjerë e Bankës Botërore në menaxhimin e rezervave dhe do të na ndihmojë që t’i fuqizojmë kapacitetet tona në fusha tjera të ndërlidhura", tha ai.

RAMP është themeluar më 2001, që i ofrohet bankave qendrore dhe institucioneve të kualifikuara nga BNZHR-ja. Programi është dizajnuar për të ngritur kapacitetet dhe ekspertizën për institucionet përfituese në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe fushat e tjera të ndërlidhura, si menaxhimi i rrezikut, raportimit financiar, teknologjisë informative si dhe të aspektit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat