Reforma fiskale në Kosovë ulë varshmërin e bizneseve ndaj kredive të Bankave Komerciale

Ekonomi

Reforma fiskale në Kosovë ulë varshmërin e bizneseve ndaj kredive të Bankave Komerciale

Nga: Safet Gërxhaliu Më: 16 tetor 2023 Në ora: 10:12
Safet Gërxhaliu

Ekonomia e një shteti kërkon dialog, unitet politik dhe bashkërënditje me të gjithë akterët relevant pa dallim përkatësis politike apo partiake dhe në veçanti të mirren rekomandimet e profesionistëve të fushave përkatëse.

Kritikat dhe rekomandimet e ekspertëve nuk janë armiqësi por mēnyra të të mësuarit dhe të avancimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Parametrat ekonomik janë shqetësues në çdo aspekt dhe ky realitet duhet të pranohet në qofse mendohet që të ndryshohet apo përmirësohet në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Sektori Bankar në Kosovë ka luajt një rol substancial në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Përveq kontributit ekonomik, social, integrues, digjitalizimit dhe ndërkombëtarizimit sektori bankar ka kriju kuadro dhe Akademi bankare të standardeve të larta ndërkombëtare.

Kohëve të fundit lexohen shkrime e komente për fitime të larta të Bankave Komerciale në Kosovë që është e vërtet por askush nuk e paraqet faktin që Kosova ka nevoj për reformë fiskale qē do të jetë në mbështetje të sektorit privat duke ulur vatrshmërin e tyre nga Bankat Komerciale.

Ka vite të shumta që nuk ka asnjë lëvizje në politikën tatimore në Kosovë. Tatimi i vlerës së shtuar (TVSH) në import me urgjencë duhet të ndryshohet, me qëllim që të ju mundësohet kompanive vendore që ta paguajnë TVSH-në pas një periudhe kohore, qoftë 60 ditore apo 90 ditore dhe jo menjëher pasi të hyjë në kufi.

Një hap i tillë do të ju krijonte kompanive një likuiditet shumë të madh dhe një mundësi shumë të madhe për ta rritur aktivitetin biznesor dhe shtuar qarkullimin e saj për arsye se bizneset ende në 2023 janë të dënuar për të paguar tatimin e vlerës së shtuar për mallin që e importon në Kosovë ende pa e shitur te konsumatori dhe më këtë veprim biznesi ende e krediton shtetin.

Me këtë politikë biznesi detyrohet të marrë kredi dhe t’i nënshtrohet interesave të over drafteve dhe shpenzimeve ekstra të institucioneve financiare e në veqanti kohēve të fundit adresimi i kërkesave edhe tek institucionet mikro financiare ku paguhen kamata edhe më të larta.

Një rekomandim tjetër është që të shihet se si të reduktohet vlera e tatimit të shtuar te disa produkte që do të ndikonte në mënyr direkte ne jetën e qytetarëve në këtë kohë inflatore.

Qmimet e produkteve të konsumit ditor po rriten dhe duhet zgjeruar numri i atyre produkteve dhe të ulet norma e tatimit si ndihmë për qytetarët në këtë kohë të ngritjes së çmimeve por jo edhe pagave e pensioneve.

Jemi shëndrruar në shoqëri të varur nga importi dhe duhet bërë qmos në përmirësimin e bilancit të pagesave .Në këtë drejtim ndryshimet në tatimet doganore do të ndikonin në zbutjen e inflacionit, rritjen e prodhimit vendor dhe tatimi doganore duhet të hiqet edhe për disa produkte që marrin pjesë në procesin e prodhimit dhe finalizimit të produkteve "Made in Kosova", ose janë pjesë përcjellëse të teknologjisë së nevojshëme për prodhim apo finalizim të produkteve vendore.

Këto reforma mundësojnë frymëmarje ekonomike për bizneset vendore dhe njē distancim gradual nga varshmëria e Bankave Komerciale të cilat po e shfrytëzojn këtë situatë ku në Kosovë dominom agjenda politike e për reforma fiskale e ekonomike nuk mendon askush.

Është koha e fundit që ekonomia e Kosovës të jetë prioritet institucional e qeveritarë e jo eksperiment politikë në dëm të qytetareve dhe ardhmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat