Murati njofton se kanë nënshkruar ujdi në vlerë të 79 milionë eurove

Ekonomi

Murati njofton se kanë nënshkruar ujdi në vlerë të 79 milionë eurove

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:27
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar kanë nënshkruar marrëveshje për projekte zhvillimore, në vlerë të 79 milionë eurove.

61 milionë euro me KfW Gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF. 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit.

9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Murati ka shtuar se prej tyre janë 50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen, ndërsa 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat