​Boran: Shumë biznese turke investojnë në Kosovë dhe punësojnë shtetas të Kosovës

Ekonomi

​Boran: Shumë biznese turke investojnë në Kosovë dhe punësojnë shtetas të Kosovës

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 12:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi i Kuvendit të Kosovës ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Ankarasë ku dy delegacionet u shprehën të gatshme për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushat e tregtisë dhe investime të përbashkëta.

Grupi Miqësisë Kosovë-Turqi i kryesuar nga Enis Kervan tha se qëllimi i këtij takimi është që të analizohen investimet e ardhshme në Kosovë. Madje, u tha se shumë biznese turke investojnë në Kosovë dhe punësojnë kosovarë.

Sipas tij vizitat me odën tregtare të Turqisë kanë filluar që sot por do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme edhe me presidenten e vendit.

Kervan: Bashkë me Turqinë do analizojmë investime e ardhshme tregtare në Kosovë

“Ne si Grup i miqësisë së Kosovës-Turqi kemi pasur vizitë në Ankara.... Tani aty ku kemi pasur takime brenda parlamentit edhe me institucionet e tjera kemi pasur edhe me Odën Tregtare të Ankarasë e cila është nikoqire në Turqi, prandaj i kemi ftuar si grup i miqësisë Kosovë-Turqi kemi qenë në vizitë në Ankara dhe kemi pasur shumë takime në nivel të lartë, me deputetë, me presidentin, por kemi pasur edhe me odën tregtare sidomos me odën tregtare të Ankarasë, atje që jetojnë Kosovarët dhe kemi ftuar ata që të na vizitojnë edhe neve në Kosovë sepse mendojmë që jo me fjalë por duhet konkretisht të shihet të analizohet investimet në Kosovë, sepse Oda Tregtare e Ankarasë është fuqi e dytë në Turqi. Ka ardhur dita që ata kanë vendos janë në vizitë nga sot, kanë filluar vizita zyrtare në Kosovë , do të ketë takime edhe nivelin me lartë shtetëror të Kosovës, por do të analizojmë investimet e mundshme në Kosovës, prandaj qëllimi i vizitës është ky”, tha Kervan.

Me këtë rast kryetari i Odës Ekonomike të Ankarasë, Gurse Boran u shpreh falënderues për mikpritjen, derisa shtoi se qëllimi kryesor i vizitës në Kosovë është hapja e rrugëve të reja për investime më të shumta në Kosovë, pasi që sipas tij dy shtetet Kosovë-Turqi kanë afërsi miqësore dhe mund të ngriten në nivele të larta të tregtisë.

Boran: Do të ngritët vëllimi në tregti mes dy shteteve miqësore Kosovë-Turqi

“Oda tregtare e Ankarasë është një organizatë që ka mbi 1600 mijë anëtarë në Turqi, si oda më e madhe e dyta në Turqi qëllimi është me ardhur në vizitë me i pa mundësitë dhe me i rritë edhe më shumë vëllimin e tregtisë midis dy shteteve. Ne mendojmë që dy popujt qe duan njëri tjetrin dhe kanë afërsi miqësore këtë vëllimin në tregti duhet të ngritën ne dy nivele më të larta”, tha Boran.

I pyetur për gatishmërinë e bizneseve turke për të vazhduar investimet e tyre në Kosovë, ai tha se ka shumë biznese në Turqi që investojnë në Kosovë dhe punësojnë kosovarë.

Boran: Shumë biznese Turke investojnë në Kosovë

“Deri më tash kemi shumë firma të mëdha në Turqi që kanë bëri investime në Kosovës deri 600 milionë euro që bëjnë tregti dhe kanë investime dhe punësojnë rreth 10 mijë kosovarë në Kosovës” shtoi Boran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat