AKP shiti 37 asete në vlerë mbi 1.5 milion euro

Ekonomi

AKP shiti 37 asete në vlerë mbi 1.5 milion euro

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 17:06
Foto nga takimi

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 63 përmes metodës së Likuidimit, shpalli fituesit e përkohshëm për 37 asete të Ndërmarrjeve Shoqërore në likuidim që ishin në dispozicion për shitje. AKP njofton se vlera e tërësishme e këtyre aseteve ishte mbi 1.5 milion euro.

Në komunikatë thuhet se dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm.

“Për 37 asete sa ishin në shitje u pranuan gjithsej 80 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1,515,219 €uro”, thuhet në komunikatë.

Muharrem Arifi, u.d. zëvendës Drejtor Ekzekutiv - Operativë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, informoi të pranishmit se deri më tani janë privatizuar 2,913 asete të ndryshme përmes shitjeve të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore në administrim të Agjencisë.

Arifi tha se në Fondet e Mirëbesimit deri më tani janë grumbulluar gjithsej 783,632.386 €uro.

Për sa i përket shpërndarjes së 20 %, ai tha se Agjencia po vazhdon me miratimin e listave të punëtorëve dhe shpërndarjen e shumës së 20% të të hyrave nga shitjet e aseteve për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe deri më tani janë shpërndajmë 163,379.229 €uro, kurse numri i përgjithshëm i përfituesve të 20% është 52,092 ish punëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat