MINT në aksion për inspektimin e tregtimit të produkteve

Ekonomi

MINT në aksion për inspektimin e tregtimit të produkteve

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer sot inspektime rutinore lidhur me ligjshmërinë e tregtimit të produkteve, verifikimin e përputhjes së çmimeve raft - arkë dhe vendosjes së flamujve të origjinës nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës.

“Gjatë inspektimit të sotëm, në disa raste u konstatuan parregullsi, me ç’rast do të procedohet sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatë.

MINT ka ftuar qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit Inspektorati i Tregut, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat