​Ferronikeli ndalon përkohësisht prodhimin

Ekonomi

​Ferronikeli ndalon përkohësisht prodhimin

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Kompania NewCo Ferronikeli ka marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të prodhimit për shkak të kostos së lartë të prodhimit si rezultat i çmimeve të ulëta në tregun botëror dhe rrezikut nga një recesion për mallrat që parashikohet për 2024.

Në një komunikatë për media thuhet se këta faktorë kanë sjellë kompaninë para një situate ku po detyrohet të ndërpresë përkohësisht prodhimin deri në një njoftim të dytë.

Përkundër krizave të papërballueshme për ta vazhduar procesin e prodhimit, kompania bashkë me punonjësit e saj do të gjejnë zgjidhje që kjo periudhë e vështirë të mos i dëmtojë 1.000 punonjësit e saj.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, NewCo Ferronikeli do të angazhohet për zhvillimin e projekteve që e ulin koston e prodhimit në fabrike si dhe do ta rinovojë teknologjinë me qëllim të rritjes së efiçiencës, për të qenë sa më e gatshme për rinisjen e prodhimit në të ardhmen.

“Ne kemi besim të palëkundur te kompania jonë NewCo Ferronikeli, te perspektiva premtuese e nikelit, si dhe jemi të përkushtuar për ta vazhduar prodhimin në momentin që krijohet një klimë më e favorshme për industrinë tonë”, përfundon komunikata.

Komunikata e plotë:

Që nga dita e parë e daljes në prodhim, kompania jonë NewCo Ferronikeli po dëmtohet rëndë nga kostot e larta të prodhimit dhe skontimet e larta në tregun e metaleve. Kjo krizë vjen si rezultat i çmimeve të ulëta në tregun botëror të nikelit dhe rrezikut nga një recesion për mallrat që parashikohet për vitin 2024.

Të gjithë këta faktorë, kompaninë tonë e sjellin para një situate ku ne detyrohemi të marrim vendimin për ndërprerjen e përkohshme të prodhimit deri në një njoftim të dytë.

Megjithatë, përkundër krizave të papërballueshme për ta vazhduar procesin e prodhimit, kompania bashkë me punonjësit e saj do të gjejnë zgjidhje që kjo periudhë e vështirë të mos i dëmtojë 1,000 punonjësit e saj.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, NewCo Ferronikeli do të angazhohet për zhvillimin e projekteve që e ulin koston e prodhimit në fabrike si dhe do ta rinovojë teknologjinë me qëllim të rritjes së efiçiencës, për të qenë sa më e gatshme për rinisjen e prodhimit në të ardhmen.

Ne kemi besim të palëkundur te kompania jonë NewCo Ferronikeli, te perspektiva premtuese e nikelit, si dhe jemi të përkushtuar për ta vazhduar prodhimin në momentin që krijohet një klimë më e favorshme për industrinë tonë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat