ATK me të hyra gati 2 miliardë euro, Kosova e para në BP për rritje

Ekonomi

ATK me të hyra gati 2 miliardë euro, Kosova e para në BP për rritje

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 19:36
Ilir Myrtezaj

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që sivjet të ketë gati 2 miliardë euro të hyra. Sivjet ka rritje të buxhetit prej 114 milionë euro, teksa premtohet që ky trend të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Drejtori i Administratës Tatimore e Kosovës, Ilir Myrtezaj, në “Info Plus” të RTK-së ka dhënë detaje të rritjes së të hyrave krahasuar me vitin e kaluar.

“Gjatë periudhës janar – tetor 2023, ATK-ja ka arritur të mbledhë rreth 740 milionë euro, shumë kjo që kur krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar rezulton që kemi mbi 114 milionë euro të hyra të shtuara në raport me vitin 2022”, ka deklaruar Myrtezaj.

Ai ka thënë se ky është viti i tretë që institucioni ka rritje të dyfishtë të të hyrave.

“Gjithë kjo rritje është konfirmuar edhe nga faktorët ndërkombëtar, ku raporti i fundit i FMN-së konfirmon që ATK gjegjësisht Kosova është në pozitën e parë në vendet e Ballkanit Perëndimor me rritje të të hyrave tatimore”, ka thënë drejtori i ATK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat