Qytetarët thonë se nuk ka rënie të çmimeve, ankohen se po mashtrohen nga reklamat

Ekonomi

Qytetarët thonë se nuk ka rënie të çmimeve, ankohen se po mashtrohen nga reklamat

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Rënia e çmimeve  të artikujve ushqimor dhe artikujve të tjerë të konsumit të gjerë, nuk është real sipas qytetarëve. madje ata thonë se në disa markete edhe çmimet në raft dhe në arkë nuk përputhen. Zbritje e proklamuar sipas tyre janë vetëm mashtrim.

Vesel Veseli, tha se është vetëm ndonjë produkt i caktuar që ka zbritje. E kjo sipas tij, po bëhet vetëm t’i bindur qytetarët që ka zbritje për të gjitha produktet.

Po ashtu shtoi se ka edhe raste që nga reklamat njoftohen për zbritje, por që të realitet ato nuk janë reale.

“Janë disa i kam vërejtur mirëpo simbolikisht ndoshta veç një e bëjnë që kinse ka ulje, e tjerat fare vetëm me i bind njerëzit se ka këtu zbritje, me shkuar sa më shumë e mandej kur hyn aty ai nuk del pa e mbush shportën”.

“… do raste fatkeqësisht i vërejmë në reklama këtu se ndoshta ka zbritje kur të shkon aty te arka ai nuk e zbaton si duhet çmimin”.

Xhemajl Sadria theksoi se shitësit po veprojnë siç po dëshirojnë me çmimet dhe se zbritjet nuk ka vërejtur.

“Ata po duan vet me i ngritë vet me i ulë vetë tonat. Nuk na pyesin neve hiq” .

Rrustem Krasniqi, u shpreh se nuk ka dëgjuar që ka ulje të çmimeve, por vetëm ngritje të disa artikuj të veçantë”.

“Blerjen e ushqimeve e bënë gruaja ajo nuk e ka vërejt që ka lirime çmimesh, absolut por ngritje po”.

UNDP ka publikuar analizën e Pulsit Publik lidhur me inflacionin, ku theksohet se shpenzimet për nevojat bazë, përfshirë gjërat ushqimore, transportin, shërbimet komunale, shëndetësinë, qiranë dhe shpenzimet e arsimit, janë rritur gjatë tri viteve radhazi.

E, sipas indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për muajin shtator 2023, çmimet e konsumit janë më të larta në një mesatare prej 4.2 për qind, krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat