Tregtia me pakicë shënon rënie në disa sektorë gjatë gushtit, krahasuar me një vit më parë

Ekonomi

Tregtia me pakicë shënon rënie në disa sektorë gjatë gushtit, krahasuar me një vit më parë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht të vitit 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2022, indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë, sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje në disa sektorë.

Sipas ASK-së, sektorët që patën rritje gjatë gushtit të këtij viti ishin tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 18.5 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara me 17.7 për qind, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dy në dyqane të specializuara me 13.1 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit me 7.34 për qind dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 2.9 për qind.

Bëhet e ditur se gjatë gushtit të vitit 2023, krahasuar me atë të vitit 2022, pati rënie të aktivitetit ekonomik në disa sektorë.

Sektorët që patën rënie janë tregtia me pakicë e karburanteve për automjete me 1.9 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake me 4.8 për qind, tregtia me pakicë përmes postës apo internetit me 10.9 për qind dhe tregtia në tezga ato tregje me 21.9 për qind.

Tutje, ASK-ja bëri të ditur se gjatë gushtit të këtij viti, numri i të punësuarve krahasuar me gushtin e vitit 2022, sipas aktivitetit ekonomik pati rritje në tregti me pakicë të pajisjeve informatike dhe të komunikimit me 8,8 për qind, tregti me pakicë të mallrave të tjera në dyqane të specializuara me 5.5 për qind, tregti me pakicë të produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit me 4.4 për qind dhe tregti me pakicë të pajisjeve të tjera shtëpiake me 0.6 për qind.

Ndërsa, rënie të numrit të të punësuarve gjatë gushtit të këtij viti, krahasuar me atë të vitit 2022 pati në sektorët e tregtisë me pakicë më 0.9 për qind, tregti me pakicë të mallrave kulturore dhe të argëtimit me 1.4 për qind, tregti me pakicë të karburanteve për automjete me 1.7 për qind, tregti me pakicë përmes postës apo internetit me 17 për qind dhe tregti me pakicë në tezga apo tregje me 24.7 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat