Guvernatori në udhëtim jashtë vendit, shtyhet raportimi në Komisionin për Buxhet

Ekonomi

Guvernatori në udhëtim jashtë vendit, shtyhet raportimi në Komisionin për Buxhet

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 12:29
KomisiKomisioni për Buxhet

Në mungesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, është shtyrë për një ditë tjetër raportimi i tij në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në kërkesën e drejtuar nga BQK-ja, thuhet se guvernatori Ismaili do të qëndrojë nga data 15 deri më 17 nëntor në një takim me Bankën Qendrore Evropiane.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi  i rendit të ditës;

2.    Votimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022;

3.    Votimi i Raportit vjetor i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2022;

4.    Votimi i Raportit vjetor financiar i RadioTelevizionit të Kosovës për vitin 2022;

5.    Votimi i Raportit të shpenzimeve të RadioTelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2023;

6.    Votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022;

7.    Votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurencës për vitin 2022;

8.    Votimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë  Kosovare të Privatizimit për vitin 2022;

9.    Formimi i grupeve të punës për shqyrtimin e projektligjeve;

10.    Shqyrtimi Raportit vjetor financiar i KOSTT për vitin 2022;

11.    Shqyrtimi i Raportit vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2022;

12.    Të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat