Tryeza e LDK-së për buxhetin, Hoti thotë se problemet politike i përkeqësuan ato ekonomike

Ekonomi

Tryeza e LDK-së për buxhetin, Hoti thotë se problemet politike i përkeqësuan ato ekonomike

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:09
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për buxhetin e planifikur nga Qeveria për vitin 2024.

Ai, në një tryezë të organizuar nga LDK-ja për këtë çështje, ka theksuar se Qeveria Kurti nuk ka dhënë shenja as për vitin 2024 se do të përmbushë disa prej premtimeve që i ka dhënë sa i përket fushës së ekonomisë.

“E para ndërtimi i çerdheve, në bazë të evidencës jo më shumë se 10 erdhe do të mbarojë mandati pa i ndërtuar çerdhet që i kanë premtuar. Banimi social nuk ka filluar hiq, edhe pse ishte thënë se do të fillojë”.

“Sigurimet shëndetësore, as në vitin 2024 nuk ka ndonjë plan se do të fillohet me sigurime shëndetësore. Nuk pritet që të mbyllet kjo temë e privatizimit edhe në vitin 2024. Tek Fondi Sovran, tregon se do të krijojë më shumë probleme se sa zgjidh. Edhe Banka Zhvillimore nuk ka filluar fare”.

Ndër tjera, ai ka theksuar se prej kur LVV-ja është në mandat që nga viti 2021 rritja ekonomike e vendit ka trend rënës.

“Një problem që është duke u përkeqësuar në fushën e ekonomisë janë edhe problemet politike, sidomos me dialogun”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat